Vdekja e Maurizio Costanzo, Maria de Filippi merr vendimin e pazakontë

279
0

Moderatorja e njohur italiane Maria de Filippi ka lajmëruar se emisioni “C’e posta per te” nuk do të transmetohet ditën e nesërme më 25 shkurt.

Ky ndryshim i programit ka ardhur pas vdekjes së gazetarit Maurizio Costanzo, i cili ishte pjesë e këtij emisioni prej vitesh. Canale5 ka bërë të ditur se pjesa e parë e emisionit të së shtunës do t’i lërë vendin transmetimit të dy mbrëmjeve “të veçanta dhe të paharrueshme” të gazetarit.

Të shtunën e 25 shkurtit, në vend të programit “C’è posta per te”, do të transmetohen dy mbrëmje eventesh të realizuara nga Maurizio Costanzo. Në nder të gazetarit të ndjerë televizioni do të transmetojë episodet me Vittorio Gassman, Monica Vitti dhe Alberto Sordi, të cilët në vitin 1999 publikuan intervistën e tyre të parë së bashku me gazetarin.

Më pas do të transmetohet “Tre tenorët”, me Mike Bongiorno, Raimondo Vianello dhe Corrado të ribashkuar nga Maurizio Costanzo në skenën e Teatrit Parioli në 1998. Një mundësi unike për spektatorët që të kujtojnë Maurizio Costanzo-n, por edhe të shohin sërish këta personalitete të mëdha të skenës që kanë pasuruar panoramën artistike italiane.