“Jam i vetmuar, më mungon Shqipëria. Do të kthehem”/ Rama në Japoni takohet me një shqiptar: Ju bëj thirrje shqiptarëve..

144
0

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në Japoni, ndërsa ditën e sotme ka takuar një shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Hiroshima.

Në një video të postuar në “Facebook”, Rama tregon flamurin shqiptar dhe bisedën që ka bërë me personin i cili jetonte prej 17 vitesh atje.

Njëkohësisht gjatë videos shqiptari nga Tepelena tregoi se shumë shpejt mendon të kthehet në fshatin e tij për të vazhduar jetën.

Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Po nuk është vetëm flamuri por edhe flamurtari.

Shqiptari: Përshëndetje mirëserdhe zoti kryeministër, është kënaqësi. Kudo që shkon shqiptarët i takon. Jam nga Nivica e Tepelenës dhe jam martuar me japoneze. Për 17 vite këtu, më mungon Shqipëria.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëri. Punoj 18 orë në ditë, jam i vetmuar dhe më mungon Shqipëria. Do të kthehem shumë shpejt sepse fshati im ka marrë një zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se është këtu.