“Të q*va robt, b*thëq*re”, Skandal në Tiranë, nxënëset rrihen me grushta e shkelma (PAMJE TË RËNDA!)

204
0

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit”. Video është botuar vetëm sot e po bëhet virale me shpejtësi marramendëse, ndërkohë që disa vajza në grup rrahin një shoqen e tyre.

Madje, kulmi është i vajzës që filmon skenën, përveçse komenton, inkurajon shoqet që t’i bien vajzës. E tmerrshme është sesi njëra nga vajzat e mban për flokësh vajzën që dhunohet, në mënyrë që të tjerat të qëllojnë mbi të.

Vajza e dhunuar e shtrirë në tokë nuk ka asnjë shanc të ngrihet, ndërkohë që shumë vajza në grup e qëllojnë.

Një pamje vërtet e tmerrshme, për vajzën që po dhunohet e që duhet të hetohet nga policia, por edhe për dhunueset. Më makabre është për shoqet e tyre spektaktore të spektaklit të shëmtuar përpara shkollës ku askush nuk ndërhyn.

“Të q*va robt, b*thëq*re, k*re”, janë disa prej fjalëve që dëgjohen gjatë konfliktit të ndodhur në oborrin e shkollës “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.