Tradhti e dyfishtë në Durrës, gruaja kap mat bashkëshortin me shoqen e ngushtë pas 30 viteve martesë

341
0

Korrespondentja në Durrës e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie. Bëhet fjalë për një grua që ka kapur në flagrancë bashkëshortin me të cilin kishte 30 vite martesë me shoqen e saj të ngushtë.

Ngjarja ka shkaktuar zhurmë dhe zonja ka lajmëruar familjet, ndërsa burri me shoqen janë fshehur.

Dhurata: Një zonjë ka kapur bashkëshortin e saj, pas 30 vitesh martesë, me shoqen e saj të ngushtë.

Aldo: Jo!

Dhurata: Janë nga mbi 50 e ca vjeç këta zotërinjtë dhe ndërkohë zonja nuk ia ka falur fare, por është duke e bërë të madhe këtë gjë pasi ka lajmëruar edhe familjarët e zonjës, e cila ka fëmijë, nipër e mbesa, pra të ish-shoqes së saj dhe ndërkohë është bërë gjullurdi e madhe. Ata të dy janë fshehur sepse nuk kanë fuqi të dalin përpara familjarëve të tyre, pra gjasme janë turpëruar dhe kanë bëë këtë gjë.

Aldo: Mund t’i ketë ardhur turp normale.

Dhurata: Po çfarë turpi se përderisa e kanë bërë, s’e kanë marrë parasysh dhe kanë thënë hajt se s’na kap njeri.

Aldo: E kanë ngrënë me bukë, tani buka mbaroi.