Presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajerore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës ku priten reshje të pakta në territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në mbrëmje në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/14°C
Zona e ulët 4/16°C
Zona bregdetare 8/16°C