“Ish-bashkëshorti donte grua për shtëpi”, këngëtarja shqiptare: Tani jetoj me një amerikan, ruaj ende kontakte babain e djalit

3077
0

Amarda Arkaxhiu është këngëtarja e njohur e muzikës popullore që pëlqehet gjithmonë nga publiku.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për jetën e saj private, jo të gjithë dinë shumë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se është divorcuar nga ish-bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë 9-vjeç.

Mirëpo, duket se ka gjetur sërish dashurinë e jetës dhe bëhet fjalë për një shtetas amerikan që e ka njohur në një aplikacion.

Amarda ka zbuluar se është shumë e lumtur me të dhe ka plan të martohet sërish.

“Unë kam pasur një lidhje kur kam qene 18-19 vjeçe, si të fejuar. Bashkëjetonim bashkë, ajo ka qene lidhja e parë, pastaj lidhja e dytë, martesa me amerikan, në të cilën erdhi në jetë djali, Henry që është 9 vjeç. Tani me bashkëshortin nuk jam më.

Jam e divorcuar. Besoj se tani i treti i vërteti. Jam shumë e lumtur tani me dikë. Nuk kam qenë ndonjëherë kaq e lumtur sa jam tani. Është amerikan. Sepse në Virginia ku jetoj unë nuk ka shumë shqiptarë, janë shumë pak në pakicë. Nuk është se njihem shumë me shqiptarët atje, mund të kem 2-3 mike, por jo miq meshkuj. Në plane është një tjetër dasmë, por të shohim. Kemi bashkë 1 vite.

E kam njohur në rrjetet sociale, ishte një ‘match’ aplikacion dhe unë jam futur aty. Tani një ndër 20 mund të qëlloj 1. Sepse nuk gjeja zgjedhje tjetër, sepse u kry divorci, ai po shikon jetën e vetë. Kemi mbetur miq të mirë dhe prindër të djalit.

Por që do vazhdoja dhe unë jetën time, sepse ndonjëherë janë këto paragjykimet që femra kur ndahet nuk duhet të martohet më. Por unë them që nuk duhet ta mbylli veten se çdo njëri ka fatin e vetë. Divorcin e kërkoi ai se nuk ndihesh i dashuruar, vetëm më respektonte si nënën e djalit të tij.

Ai ishte irlandez që janë si shqiptarët, ata duan dikë për shtëpi, unë kisha karrierën time sepse unë këngën e bëj për pasion jo vetëm për anë monetare. Nuk mund ta lija këngën, se e kam filluar që 3 vjeç”, u shpreh ajo.