Deti në Turqi tërhiqet rreth 15 metra, flet eksperti

154
0

Në plazhin e vogël Ambarlı në Stamboll, deti është tërhequr të paktën 15 metra. Kjo ka bërë që shumë persona të krijojnë aludime në rrjetet sociale se ky fenomen mund të ketë lidhje me tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë të hënën e kaluar, më 6 shkurt.

Hasan Fener, një banor i zonës, u shpreh se nuk e kishte parë këtë gjë të paktën për 20 vitet e fundit. Megjithatë, këto aludime janë hedhur poshtë nga Ass. Dr. Emre Özşahin, nga Instituti i Kërkimeve të Tërmeteve, (KRDAE).

“Ky fenomen nuk ka asnjë lidhje me tërmetet e fuqishme. Kjo ka të bëjë me erën që fryn nga veriu (Poyraz). Njerëzit ndihen të shqetësuar për këtë tërheqje të detit, por nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e tërmeteve. Është një ngjarje periodike, me erën që fryn gjithmonë në të njëjtin drejtim në stinë të caktuara. Nuk ka vend për frikë”, tha ai.