Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po gërmojnë mbi pallatet e shembura me shpresën për të shpëtuar sa më shumë qytetarë, pavarësisht se me kalimin e orëve, shpresat për të mbijetuar sa vijnë dhe shuhen.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore arriti në mbi 33 mije të dielën, ndërsa kjo shifër pritët të rritet në ditët në vijim. Autoritetet thanë se më shumë se 92,600 njerëz të tjerë u plagosën nga tërmeti shkatërrues.
Edhe pse Turqia ka, në letër, kode ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato zbatohen shumë rrallë, duke shpjeguar pse mijëra ndërtesa u rrëzuan në anën e tyre ose u rrëzuan poshtë mbi banorët, raporton Asociated Press.
Për këtë, zyrtarët turq të drejtësisë shënjestruan më shumë se 130 persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në abuzime me ndërtimet, madje disa prej tyre përfunduan në pranga.
Në Stamboll mbi 2 mijë persona të plagosur kanë lënë deri tani spitalin pasi gjendja e tyre shëndetësore u përmirësuam raportoi televizioni shtetëror turk TRT Haber