Kursi i këmbimit/ Ja si u mbyll kjo javë për valutat kryesore

121
0

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 107.6 lekë dhe duke u shitur me 108.4 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 115.7 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane sakaq e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.2 lekë në raport me ditën e djeshme duke shënuar zbritje të kuotës në raport me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik shfaqet relativisht i qëndrueshëm duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës teksa vijon këtë të premte të blihet me 130 lekë dhe të shitet me 131 lekë.