Tjeter mrekulli në Turqi, 10-vjeçarja nxirret nga rrënojat pas 90 orësh (VIDEO)

178
0

Pavarësisht vështirësive që po hasin forcat e kërkim shpëtimit në Turqi, ndodhin edhe mrekulli. Një vajzë 10-vjeçare u nxorr nga rrënojat 90 orë pas tërmetit të së hënës.

Hilal Saglam kishte mbetur e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit arriti të dëgjonte zërin e saj nga poshtë gërmadhave. Ata mundën që ta shpëtonin të voglën pas një pune prej 7 orësh.

“Vajza e plagosur, e cila u nxorr me barrelë, u dërgua në spital për trajtim”, thuhej në një reagim të departamentit të zjarrfikësve të Antalya. Gjëja e parë që ajo kërkoi pasi u shpëtua ishte qumështi, thuhej më tej në deklaratë.