“Më fal xhaxhi…”, i riu shqiptar i vendos armën në fyt italianit për t’i marrë paratë në xhep.

136
0

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas medieve italiane, i riu shqiptar ka kërcënuar me armë një 55 vjeçar dhe më pas e ka grabitur.

55 vjeçari, i tmerruar nga ajo që ndodhi, e raportoi ngjarjen pasi mbërriti në Siçili. Ai rrëfeu para karabinierëve se ishte ora 5 e mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar dhe kishte vënë re praninë e një të riu.

Ky i fundit e kishte thirrur “xhaxhi” dhe më pas i ishte afruar, duke i vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që ai kishte në xhep.