Sherr masiv në mes të Tiranës, gjimnazistët rrihen me grushte dhe shkelma

582
0

Një sherr masiv ka përfshirë ditën e sotme një prej gjimnazeve me njohura në Tiranë.

Sipas raporteve të dëshmitarëve, një grup nxënësish janë përfshirë në një sherr masiv që ka degjeneruar në grushte e shqelma.

Theksojmë se në këtë këtë zonë gjendet gjimnazi “Ismail Qemali” dhe shkolla 9 vjecare “1 Maji”, por nxënësit e përfshirë në sherr janë gjimnazistë të ‘Ismail Qemalit’.

Mësohet se pas përleshjes, policia ka ndërhyrë për ti ndarë, por nuk dihet nëse ka nxënës të lënduar nga ky sherr.

Sherri masiv ka ndodhur në mesditë, ndërkohë që shumë prej dëshmitarëve janë munduar të marrin pamje nga sherri, por se “kanë vënë ujin në zjarr” për ti ndarë.

Këto janë pamjet ngjarjes që në rrugën “Ali Demi” përballë ATSH-së.