Një telefonatë kërcënuese për një sulm terrorist në Bolonjë është bërë të martën në zyrat e gazetës Resto del Carlino.
Sipas agjencisë Ansa, kërcënimi për një sulm terrorist në Bolonjë është i lidhur me rastin e anarkistit të burgosur Alfredo Cospito.
Njësia e operacioneve speciale të policisë foli me oficerin që mori thirrjen dhe po heton ngjarjen.
Ndërkohë, të mërkurën, gazeta mori një letër anonime që kërcënonte kryeministrin italian Giorgia Meloni dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Croceto mbi politikën e qeverisë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas pushtimit rus.
“Nëse vazhdon, ne do të detyrohemi të marrim masa serioze”, thuhet në letër.