Udhëtarët e një fluturimi para disa kohesh nga Prishtina në Bazel kanë parë tmerrin me sy, teksa avioni me të cilin po fluturonin u përfshi nga turbulenca të frikshme.
Pamjet janë publikuar nga “Daily Mail”, me tuitullin “stjuardesa fluturon për shkak të turbulencës së dhunshme”.
Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë lëkundjet brenda aeroplanit.
Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e fortë, pijet dhe një stjuardese përplasen në tavan, me të gjitha pijet që hidhen përmbi kokat e udhëtarëve.
“Shuni, shuni”, dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, të tmerruar nga situata.
Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.
Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të ulet por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.
Pamjet: