“Nuk dua t’i rëndoj fëmijët me pasurinë time! Miliarderi habit me deklaraten: Do të dhuroj 99% të saj”

507
0

Një miliarder, i cili ka arritur vetë të gjithë pasurinë, është shprehur se do të dhurojë 99 përqind të pasurisë së tij kur të ndahet nga jeta pasi mendon se do t’i “rëndonte” fëmijët me të.

Dave Fishwick, 51 vjeç, nga Burnley, Angli, hapi një bankë gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe arriti të shumëfishojë të ardhurat e tij. Ai ka deklaruar se dëshiron që fëmijët e tij të vazhdojnë të punojnë shumë, në vend që të kenë një jetë të mbështetur te paratë e fituara nga ai.

Duke folur për “Daily Star”, ai është shprehur: “Është shumë e rëndësishme që ju të keni një etikë pune. Mendoj se një përkushtim maksimal në punë ju çon në rrugën e duhur dhe në një jetë të mirë. Fëmijët e mi nuk bien dakord gjithmonë me këtë, por gjithsesi ata janë fëmijë të mbarë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të punojnë shumë. Unë kam parë shumë njerëz të pasur që kanë llastuar fëmijët e tyre, por në fund, ata nuk kanë mundur të kuptojnë rëndësinë e parave”.

Dave e la shkollën në moshën 16-vjeçare, por ai arriti të kthehet në një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai ka ndihmuar me mijëra persona në nevojë gjatë kësaj periudhe. Fëmijët e tij, Sarah dhe Connor, janë të dy të rritur dhe punojnë njëri si polic, ndërsa vajza në një shoqatë. Për jetën e Dave, Netflix realizoi edhe një film biografik, “Bank of Dave”, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.