Vrau vëllain dhe gruan, 80-vjeçari mohon krimin e dyfishtë: Vellai kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar ndersa gruaja..

142
0

80-vjeçari Xhevit Sinani, i cili pasditen e së premtes vrau gruan dhe vëllanë e tij do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të moshuarin, i cili në këtë seancë u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht.

Në dëshminë e tij para gjykatës 80-vjeçari ka qenë i paqartë në deklarata, duke shfaqur qartazi probleme të shëndetit mendor. Ai ka deklaruar se nuk ka vrarë njeri.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, më pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë”.

Sipas avokatit, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Krimi i dyfishtë ndodhi të premten në fshatin Tervol të Gramshit, teksa Xhevit Sinani vrau duke e goditur me sëpatë vëllanë Shaqir Sinanin dhe më pas edhe bashkëshorten Zeqine Sinani.