“Kur t’iu them unë, qëlloni në trup!”, gazetari Hoxha: Komandati i Gardës hyri në Kryeministri, pasi doli dha urdhër..

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar detaje ekskluzive për “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, në lidhje me tragjedinë e 21 Janarit.

Hoxha ka sjellë një audio regjistrim të komunikimit të Gardës, ku janë dhënë edhe urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit.

“Disa ditë më parë kam qenë në familjen e Alks Nikës, dhe i kam dhënë këtë regjistrim, për ta qetësuar edhe shpirtërisht babin e tij.  Ia kemi lënë në dorë familjes që ta çojnë në Prokurori dhe SPAK.

Ne dëgjuam Bashën dhe Berishën që u përplasën para një viti për 21 Janarin. Basha premtoi se do dëshmojë për 21 Janarin, por akoma nuk ka dëshmuar.

Komunikimi që ka ndodhur para tragjedisë.

Nga komunikimet kam kuptuar që komandanti i Gardës i është kërkuar të hyjë në Kryeministri, pasi ka dalë ka filluar komunikimi:

Komunikimi në radio, në videon e “Xhungël.al”:

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.

Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”

“Dëgjoj, dëgjoj.”- përgjigjet Hoxha”, është shprehur gazetari Hoxha për Zona Zero.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.