“U mbushka plot”, Ardit Gjebrea befason pasagjeret e urbanit në Tiranë

256
0

Tek E Diela Shqiptare, ka nisur një rubrikë e re e quajtur “Pak Vëmendje”, e cila ka për qëllim për të njohur dhe për të kuptuar ata punonjës të cilët sakrifikojnë për qytetin e tyre dhe të nxjerrë në pah punën e tyre.

Këtë fundjavë moderatori Ardit Gjebrea në orën 6 të mëngjesit ka shkuar në një lagje të Saukut, ku është takuar me Aidën tek shtëpia e saj. Aida prej disa vitesh pastron në zonën e Liqenit dhe këtë punë e bën për ditë. Pasi përgatiti 3 fëmijët e saj për shkollë, Aida së bashku me Arditin janë nisur tek stacioni i urbanit. Pasi hipën në urban, ata kanë bërë dhe një bashkëbisedim për të njohur më shumë Aidën dhe jetën e saj. Ndonëse është nëna e 3 fëmijëve, ajo është mjaft e re në moshë. Për shkak se u martua shumë e vogël, ajo e ka bërë gjimnazin me korrespodencë, ndërsa tani po vazhdon dhe universitetin.

Gjatë udhëtimit me urban Arditi dhe Aida janë përballur dhe me një fluks njerëzish, të cilët të gjithë e kanë përshëndetur moderatorin.

Pasi mbërritën tek Liqeni, Aida dhe Arditi kanë vendosur dorezat, kanë veshur jelekët dhe kanë nisur të pastrojnë rrugët e Liqenit me një bashkëbisedim mjaft interesant mes tyre.