Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Amerike, mashtronte të moshuarit dhe u merrte para

199
0

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në SHBA, pasi akuzohet për mashtrim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Marian Kola, 24 vjeç. I riu drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar në “Collier County” që mashtronte klientë.

Në këtë mënyrë 24-vjeçari ka mashtruar një të moshuar të cilës i ka zhvatur 14,000 dollarë. Një i moshuar filloi të kishte probleme me sistemin brenda disa javësh nga instalimi që i bëri shqiptari, ndaj Kola u kthye në shtëpinë e tij për të kryer riparime, duke e ngarkuar sërish një faturë. Në korrik 2022, ai u kthye përsëri për të kryer më shumë riparime dhe i ngarkoi si faturë 340 dollarë.

Më pas, i kërkoi asaj një çek prej 340 dollarësh, duke e bërë atë të besonte se karta e saj nuk kishte funksionuar. Gjë qe e ka përsëritër edhe herë tjera duke shkuar në shifrën 14 mijë dollar.

Shqiptari akuzohet për shfrytëzim të moshuarve; kontraktimi pa licencë; dhe përdorimi mashtrues i një ID.