Ditën qe e hodhi foshnjen në lumë, shkoi për të tërhequr bonusin e bebes, ja cfarë deklaroi në polici 32-vjeçarja

329
0

Një 32-vjeçare i mori jetën bebes së saj vetëm pak ditë pasi e kishte sjellë në jetë në maternitetin e Shkodrës.

Orjana Gremi, e cila u vu në prangat e policisë këtë të shtunë, e mbështolli foshnjen e saj me batanie e plastmas dhe e hodhi në lumin Kir. Bebja kishte vetëm 5 ditë që kishte lindur.

E reja mësohet se po qëndronte tek daja e saj në Shkodër, ndërsa momentalisht mbetet e paqartë atësia e fëmijës.

Mjeku i spitalit të Shkodrës, duke folur për gazetarët rrëfeu se 32-vjeçarja kishte refuzuar të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo u kishte kërkuar që ta dorëzonin djalin e porsalindur në Shtëpinë e Fëmijës, mirëpo më datë 4 Janar, kur mjekët kryen procedurat, ajo refuzoi. Më pas e mori beben dhe u largua, për ta lënë në vendin e quajtur Postribë.

Për policinë ajo tha se e kreu veprimin pasi nuk kishte mundësi ta mbante. Tv Klan raporton po ashtu se, autoritetet policore zbuluan se ditën e krimit, ajo shkoi në bankë me certifikatën e lindjes së foshnjes, pa atësi, për të tërhequr bonusin e bebes prej 40 mijë lekësh që jep shteti.

Gremi akuzohet për vrasje me dashje.