Skip to content

“Louis Vuitton” hodhi në treg çantën me flamurin shqiptar me cmimin marramendës, reagon Rama

    Marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.

    Ky gjest i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë komente në rrjetet sociale.

    Madje, “nuk i ka shpëtuar” as kryeministri Edi Rama, pasi ka ndarë disa foto në Facebook, duke e cilësuar flamurin më të bukur në botë.

    “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton

    FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar ai krahas imazheve të çantave me flamurin shqiptar.

    Kujtojmë që modeli i kësaj çante është i limituar dhe kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro.