Zhduket 19 vjeçarja nga Tirana, nëna alarmon Policinë

266
0

Një 19 vjeçare është larguar ditën e djeshme  nga banesa e saj, duke humbur kontaktet me familjarët e saj. Ka qenë nëna e saj,  e cila ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë se ka humbur kontaktet më të bijën.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se punojnë për gjetjen e së resë.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.