Hodhi foshnjën në lumë, 32-vjeçarja habit me deklaratën: E hodha se s’kisha mundësi ta mbaja..

130
0

Një 32 vjeçare e quajtur Orjana Gremi është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi kishte hedhur foshnjën e saj në lumin Kir.

E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”- i ka thënë 32 vjeçarja policisë së Shkodrës.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i foshnjës u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë.

Mesohet se 32 vjeçarja ishte e pamartuar dhe kishte dalë nga materniteti i Shkodrës në datën 4 Janar të këtij  viti.

32-vjeçarja Orjana Gremi e cila ka hedhur foshnjën e saj në lumin Kir në Shkodër ka deklaruar në policinë e Shkodrës se e ka bërë sepse nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën.

Pas kryerjes së krimit, ajo në gjendje të rënduar ka shkuar pranë murgeshave dhe ka treguar për që ka hedhur fëmijën në lumë. Pas rrëfimit të 32-vjeçares, murgeshat kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas të dhënave të para Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Mendohet që foshnja që kishte lindur më 30 Dhjetor 2022 është hedhur në lum dy ditë para se ta gjendej trupi.