AKU ngre alarmin, bën njoftimin për qytetarët: Kthejeni menjëherë aty ku e keni blerë këtë produkt dhe mos e konsumoni..

3155
0

Tërhiqet nga tregu suplementi për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike rezultoi se përmbante pluhur kimik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se produkti në fjalë është DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, i cili është suplement që konsumohet për mos rënien e flokëve dhe si dhe ndihmon në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm.

Njoftim për Konsumatorin Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumaojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.