Më 21 Dhjetor, pasi zbritën të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës të “Air Albania”, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.
Pavarësisht të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ajo humbi jetën.
“Air Albania” ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe është pranë tyre në këto momente të vështira.
Në respekt të Gretës dhe familjes së saj “Air Albania” vendosi ta ndajë lajmin me publikun në një moment të përshtatshëm.
“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Pavarësisht të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm. Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.
Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, mesazhi i Air Albania.