Surprizat e motit, mësoni si pritet të jetë java e fundit e 2022 (Tabela për 5 ditë)

544
0

Vendi për javën e ardhshme parashikohet të jetë në ndikimin e motit të ngrohtë, falë erërave jugore.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.

Gjatë këtyre ditëve, do të ketë reshje të përkohshme në intensitet të ulët kryesisht në veriperëndim e bregdet.

Në lugina gjatë orëve të mëngjesit, nuk do të mungojë mjegulla e dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rritjen e tyre, e cila do të jetë më e ndjeshme në zonat bregdetare.