Firmos marrëveshjen/ Erdogan i jep “OK”, Rama e zbulon: Vijnë për herë të parë në Shqipëri..

117
0

Ditën e sotme Shqipëria, bleu për herë të parë 3 dronë “Bayraktar”, në një marrëveshje që u firmos në Kryeminstri mes kompanisë turke dhe Ministrisë tonë të Mbrojtjes.

Sipas Ramës, kompania turke do të stërvisë 30 persona për dronët, ndërsa shtoi se qendra e kontrollit do të vendoset në bazën e NATO-së në Kuçovë.

Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë Bayraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.