Lira Gjika tregon 3 gabimet e mëdha që bëjnë prindërit shqiptar

1612
0

E ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Lira Gjika ka treguar se fëmijët nuk duhet t’i gënjejmë. Ajo thotë se fëmija duhet të ndihet i barabartë na familje, ndaj nuk duhet gënjyer, por i duhet thënë e vërteta për edhe gjendjen ekonomike në shtëpi. Sipas saj në çdo vend të botës fëmija përfshihet në problemet familjare, atyre u duhet shpjeguar gjithçka, por sigurisht në një formë që të jetë e kuptueshme prej tyre.

Agida Koçi: Po nëse e përdor shprehjen “s’kemi lekë”, me qëllim që mos t’ia blejë fëmijës?

Lira Gjika: Kjo është ta gënjesh, më falni. Fëmija nuk duhet gënjyer. Fatkeqësia jonë e madhe është se ne i gënjejmë fëmijët edhe pa i kuptuar që i gënjejmë. Na është bërë si vetë e dytë gënjeshtra. Duhet të jemi të kujdesshëm. Fëmija nuk gënjehet. Pastaj shahen kalamajtë se pse  gënjeheni, sepse gënjejnë të rriturit.  Fëmijës i duhet thënë e vërteta natyrisht me fjalët që ai ta kuptojë, jo rri ti se je i vogël s’merr vesh.

Katerina Trungu: Cilat ishin dy të këqijat e tjera tonat?

Lira Gjika: Që nuk flenë 10 orëshin e domosdoshëm dhe që vazhdojmë t’i ushqejmë me zor dhe t’i veshim trashë.

Katerina Trungu: Domethënë këto janë tre gabimet më të mëdha  që bëjnë prindërit.

Lira Gjika: Nuk janë gabime, janë faje! Është mosrespekt për fëmijën, mos ta konsiderosh fëmijën, mos ta shikosh njeri fëmijën, por ta shikosh të vogël aty, një bezdi. Ne betohemi për kokën e fëmijës. Një komb që  betohet për kokën e fëmijës duhet të mendohet mirë.