Kursi i këmbimit, ja cfarë ka ndodhur me monedhat e huaja ditën e sotme

143
0

Dollari amerikan ka rikuperuar disi teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të mbetet në kuota negative por e qëndrueshme pasi blihet mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe shitet me 115 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik sakaq ka humbur pikë të konsiderueshme në raport me monedhën vendase teksa është blerë këtë të martë me 130.4 lekë dhe është shitur me 132 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është blerë sot me 115.4 lekë dhe është shitur me 116.3 lekë në raport me ditën e hënë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të kuotës ndryshe nga valutat e tjera.