Shi në të gjithë vendin, ky eshte parashikimi i motit për sot

112
0

Për ditën sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë.

Gradualisht në pjesën e parë të ditës  reshjet  e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 14°C

në zona e ulëta 8 deri 19°C

në zona bregdetare 12 deri 19°C