Djalë i vetëm. Ishte në punë, humb jetën 19 vjeçari shqiptar në Itali. (Foto, emri)

211
0

Ngjarje e rëndë në Itali. Një 19-vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë.

Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia.

I riu ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe humbi jeten ne menyre te menjëhershme.

Ai ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.