Kjo jave pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha temperaturash me mot të paqëndrueshëm.
Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se java nis me ulje temperaturash me vlera tipike të dhjetorit, që shkojnë në -2 -3 në orët e para të mëngjesit në zonat malore, ku priten edhe reshje dëbore.
Duke filluar nga e enjtja dhe në vijim, temperaturat do të rriten me vlera maksimale që shkojnë deri në 20 gradë në zonat e ulëta. Vranësirat e pranishme do të sjellin reshje shiu, përgjithësisht në pjesën e dytë të ditës.
Të martën, të enjten dhe premten vendi do jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, por vranësirat do të jenë të pranishme.