Nëna e Gerti Shehut i kërkon falje Berishës: Ka pasur probleme të ndryshme, nuk e di pse ka shkuar sot..

142
0

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha në protesëtn e opozitës është shprehur se djali i saj, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ka thënë në një interviste për “Euronews Albania” se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i ka kërkuar ndjesë liderit të PD, Sali Berisha për aktin e kryer nga djali i saj.

Më tej nëna e të riut bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike.

“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha.

Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, është shprehur e ëma e 31 vjeçarit.