“Në çdo cep të Shqipërisë”/ Balluku e vendosur zbulon aksionin: Askush nuk do tolerohet më për…

1091
0

Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të ketë ndërtime pa leje do të vijojnë shembjet dhe konfiskimet e ndërtesave.

Balluku tha se IKMT-ja po vijon aksionin në çdo cep të vendit dhe po skanon të gjitha lejet e dhëna dhe sesi janë zbatuar ato në terren. Sipas saj ky proces ka nisur për të krijuar një mënyrë të re për ndërtimet në vend.

“IKMT po skanon në çdo cep të Shqipërisë të gjitha lejet e ndërtimit, sa janë respektuar. D të vijojë ky proces dhe do të ketë edhe ndërtesa të tjera që do konfiskohen apo shemben. Nuk është synimi që shteti të konfiskojë, apo të përfitojë metra katrorë. Edhe kur merren banesa do të shkojnë për qëllime sociale, do i dorëzohen entit të banesave”, u shpreh Balluku.