TIA ben njoftimin e rendesishem: Pasagjerët të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit

443
0

Aeroporti i Tiranës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar ditën e nesërme nga ky aeroport, të jenë prezentë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

Në njoftim, theksohet se kjo do të bëhet në kuadër të masave të marra për samitin Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor dhe se kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët tyë mos rrezikojnë të humbasin fluturimin e tyre.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 Dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, njofton Aeroporti i Tiranës.