Çipi i parë në trurin e njeriut, brenda 6 muajsh! Elon Musk njofton zhvillimet e fundit: Kemi punuar shumë që të jemi gati..

406
0

Kompania Neuralink e Elon Musk synon të fillojë të vendosë implantin e saj të trurit kompjuterik me madhësinë e një monedhe te pacientët, brenda gjashtë muajve, njoftoi kompania në një ngjarje në selinë e saj në Fremont, Kaliforni të mërkurën në mbrëmje.

Neuralink ka rafinuar produktin, i cili përbëhet nga një pajisje e vogël dhe tela të lidhur me elektrodë, së bashku me një robot që gdhend një pjesë të kafkës së një personi dhe e implanton atë në tru. Pra, thënë me fjalë të tjera do jetë një çip që do vendoset në tru.

Diskutimet e vazhdueshme me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së kanë shkuar mjaft mirë që kompania të vendosë një objektiv të provave të para njerëzore brenda gjashtë muajve të ardhshëm, sipas Musk.

Sipërmarrësi amerikan zbuloi punën që po bëhet dhe në dy produkte të tjera. Është duke zhvilluar një implant që mund të futet në palcën kurrizore dhe potencialisht të rikthejë lëvizjen tek dikush që vuan nga paraliza. Dhe ka një implant okular që synon të përmirësojë ose të rikthejëshikimin e njeriut.

“Kemi punuar shumë që të jemi gati për njeriun tonë të parë dhe duam që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë përpara se ta implementojmë, por kemi dorëzuar besoj pjesën më të madhe të punës sonë në FDA dhe mendoj se brenda 6 muajsh do të mund të kemi Neuralink-un tonë të parë te një njeri”, ka thënë Elon Musk.