Ndryshon moti/ Ja surprizat për javën në vijim, çfarë pritet të ndodhë ditën e mërkurë

2888
0

Java e fundit e nëntorit ka nisur nën ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve, por dy ditët e para do të jenë veçanërisht të ftohta, si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Europës.

Metereologia e Meteoalb, Lajda Porja bën me dije për Abc se deri ditën e mërkurë moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Në të njëjtën ditë do të shtohen vranësirat, duke bërë që deri të premten një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga reshjet e dëborës.

Fundjava pritet të ketë shtim të vranësirave duke risjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Në dy ditët e para të javës tenperaturat minimale do të jenë -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet pritettë ngjiten jo më shumë se 13 apo 14 gradë.