“Duhet të ndërrojmë veshjet”, sinoptikania jep lajmin e papritur: Nga sot deri në fund të nëntorit do të kemi..

16969
0

“Më e keqja ka kaluar”, e nisi me këtë lajm të mirë sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb”.

Sinoptikanja Porja thotë se duke filluar nga sot e deri në fund të Nëntorit do të kemi përmirësim të motit, çka pritet që të sjellë tërheqjen graduale të ujërave të cilat kanë përfshirë zonat perëndimore, po ashtu dhe disa zona në qendër të vendit.

Porja ka dhe një këshillë për të gjithë: Përgatituni të ndryshoni veshjen pasi nga nesër e deri në fund të Nëntorit do të përjetojmë disa ditë të ftohta.

Lajda Porja: Më e keqja ka kaluar. Reshjet e dendura të cilat përfshinë zonat veriperëndimore, dua të theksoj se kanë rënë afërsisht 464 milimetra shi vetëm në qytetin e Shkodrës duke dyfishuar 240 milimetra që duhet të marrë Shkodra gjatë Nëntorit. Edhe pse një muaj i lagësht, ka bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të dyfishojë reshjet e normës.

Duke filluar nga sot dhe në fund të Nëntorit do të kemi përmirësim të dukshëm të situatës së motit, megjithëse reshjet do të jenë prezente sonte dhe nesër në sasi shumë të pakëta, parashikohet që edhe ditët vijuese të kenë reshje të izoluara.

Ka përmirësim të dukshëm përsa i përket situatës së reshjeve duke sjellë dhe tërheqjen graduale të ujërave të cilat kanë përfshirë zonat perëndimore, po ashtu dhe disa zona në qendër. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm duke bërë që të shfaqen reshjet e dëborës, të cilat do të jenë në sasi të pakët. Mbyllet Nëntori me temperatura më të ulëta seç duhet të shënojë.

Nëse kujtojmë përmbytjet e Dhjetorit të vitit 2011, reshjet kanë qenë më pak, 360 milimetra krahasur me reshjet që kanë qenë tani, por në atë kohë ka luajtur rol dhe shkrirja e dëborës. Fatmirësisht ne kemi patur një periudhë shumë të thatë dhe nuk kemi pasur reshje dëbore.

Data 27 dhe data 28 do të sjellë reshje dëbore në disa zona. Nuk do të ketë probleme me bllokimin e rrugëve. Do kemi disa ditë të ndryshme nga ato që kemi përjetuar. Nga nesër deri në fund të Nëntorit do të përjetojmë disa ditë të ftohta, veshja duhet të ndërrohet. Shirat intensivë kanë mbaruar, çka do të sjellë dhe përmirësim të situatës në zonën e veriut.