Ish-kryeministri Berisha ka ndërhyrë tek Studio e hapur e Eni Vasilit, në lidhje me deklarat e bëra sot për Artur Meçollarin duke e cilësuar atë si spiun.
“Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi ma kanë konfirmuar oficerë madhorë gjeneralë të ushtrisë shqipatre të FA, por në një mënyrë indirekte e konfirmoi edhe ministria e mbrojtjes.
Ke të ftuar aty një person që është akuzuar për vrasje të dëshmitarit. Ai sjell nëpër studio debate, trillime dhe mashtrime të pa skrupullta. Ska pas sekrete përveç gënjeshtrave të tij. Amoral, sepse grupi është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar jo një por 7 herë,” tha Berisha.
E ndërsa rrjedha e debatit mori një tjetër formë me akuza të drejtpërdrejta dhe të ashpra mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha.
Debati:
Hoxha: Mbas marrëveshjes.
Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.
Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.
Berisha: Je një gënjeshtar
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që je kërkuar q ë të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.