Ardhja e dimrit problem për kalimet me gomone, shqiptarët gjejnë mënyrën e re për të shkuar në Angli

143
0

Me ardhjen e dimrit dhe uljes së temperaturave, trafikantët e emigrantëve po gjejnë rrugë të reja për t’i çuar ata në Mbretërinë e Bashkuar pasi me gomone është tepër e vështirë.

Gazetarët e infiltruar të mediave britanike kanë zbuluar se trafikantët shqiptarë tani po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani. Të preferuarat dhe më efektivet për shqiptarët janë pasaportat bulgare.

Kur gazetari i ka pyetur trafikantët nëse ia kishin arritur të fusnin ndonjë person në Angli, ata i kanë thënë po e sidomos me identitete bullgare, “operacionet” kishin qenë mjaft të suksesshme.

Emigrantët e paligjshëm po shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

Gazetari kontaktoi në WhatsApp me trafikantë dhe ata i thanë: