U përplas nga kamioni mbeturinave, shqiptari ne Itali po “lufton me vdekjen”

296
0

Një 79-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Brescia, Itali. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës.

Sipas raportimitt të medieve italiane i moshuari u përplas nga një kamion mbeturinash, ndërkohë që ndodhet në spital, ku po lufton për jetën.

79-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa një kamion mbetjesh e përplasi. Ndonëse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e fuqishme dhe 79-vjeçari është hedhur në asfalt, ku ka goditur rëndë kokën. Më pas shoferi i kamionit ka lajmëruar ambulancën dhe është transportuar menjëherë në spital.