Edi Rama ka shpërndarë postimin e Alastair Campbell: “Ne jemi taksapagues dhe jo pushtues”.
Mijëra shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në qendër të Londrës për të protestuar kundër “diskriminimit dhe ngacmimit” të shqiptarëve nga qeveria e Rishi Sunak.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman i përshkroi refugjatët shqiptarë në MB si një “pushtim”.
Shqiptarët marshuan në rrugët e Londrës duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar.