Dollari amerikan sërish në rënie, ja cfarë ndodhi ditën e sotme me valutat e huaja

430
0

Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie sikurse edhe një ditë më parë teksa ka zbritur nën pragun e 116 lekë duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 117.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq shfaqet relativisht e qëndrueshme duke u blerë edhe sot me 116.8 lekë dhe duke u shitur me 17.4 lekë teksa nuk ka pasur luhatje të vlerës në raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi është blerë me 117 lekë dhe është shitur me 118.1 lekë në raport me ditën e martë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka shënuar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e  sotëm me 133.2 lekë dhe duke u shitur me 134.3 lekë.