“Po ika dhe një herë, nuk kthehem” Jo vetem me Lotarine amerikane, të rinjtë emigrojnë si studentë ose profesionistë..

326
0

Fillim nëntori shënon edhe afatin për mbylljen e aplikimeve për lotarinë amerikane. Kjo është një mundësi që shqiptarët e shfrytëzojnë çdo vit për të jetuar larg Shqipërisë.

Jo të gjithë kanë mjaftueshëm fat, kësisoj po kërkohen alternativa të tjera, si investimi në arsim, për t’u larguar si student apo profesionist. Të rrallë janë ata që kthehen sërish.

Mjekët dhe infermierët, inxhinierët, IT-të, grafik dizajnerat, etj. po largohen nga vendi në kushte më komode, sepse profesionin e tyre e ushtrojnë edhe në vendet pritëse.

Largimi për shkak të punësimit në profesion po i nxit gjithnjë e më shumë studentët të zgjedhin degë inxhinierike, të teknologjisë së informacionit apo shëndetësisë.

Mjekët dhe infermierët largohen jo vetëm për të rritur mirëqenien e familjes së tyre, por siç shprehen ata, edhe për të ruajtur dinjitetin dhe që puna t’u vlerësohet.

Fakti është që po largohen edhe profesionistë të fushave të tjera, edhe nëse ajo që i pret është puna e krahut në ndërtim apo të kujdesurit për të moshuarit dhe fëmijët në familje të panjohura.

Teksa statistikat dhe arsyet e largimeve janë pjesë e pandarë e retorikës së politikanëve për të sulmuar kampin tjetër, familjet shqiptare që mbeten përjetojnë ndarjen, mungesën e mjekut apo mësuesit.