Del ekzaminimi mjekësor i të moshuarës, e tmerrshme ajo që u zbulua. Në azil ushtronin..

1424
0

Të moshuarës Nure, iu bë ekzaminimi mjekësor ditën e enjte dhe rezultatet rëndojnë gjendjen ligjore të 23-vjeçares dhe kolegeve të saj.

Sipas rezultateve, e moshuara ka patur lëndime trupore të mëhershme, që do të thotë se mbi të ushtrohej dhunë sistematikisht. U vendos që në lidhje me këtë, të merret në pyetje në një tjetër moment.

Prokuroria kërkoi që të gjithë antarët e qendrës për të moshuar të merreshin në pyetje.

Ministria e Financave në Kosovë  ka njoftuar se ka hequr licencën shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë, pikërisht vendi ku ka ndodhur rasti.

Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe i është lënë një afat 24 orësh për t’i njoftuar familjarët e të moshuarve.