Me pranga në duar, dalin pamjet e 3 infermiereve në dyert e gjykatës (VIDEO)

416
0

Tre infermieret e qendrës “Orenda” në Pejë, pas publikimit të videos ku njëra prej tyre, Aurona Pelaj, shfaqej duke dh unuar një grua të moshuar, kanë dalë sot para gjykatës.

Tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas kësaj Policia arestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra. Bamirësi Halil Kastrati i siguroi asaj një vend strehimi në Shtëpinë e themeluar  nga ai vetë “Jetimat e Ballkanit”.