“Në Shqipëri nuk gjeta një vend pune”, mjekja shqiptare tregon sa paguhet në Gjermani

181
0

Mjekja shqiptare që ka emigruar në Gjermani që prej vitit 2010-të, Aurora Dollenberg në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan thekson se arsyeja pse ka emigruar drejt Gjermanisë ka qenë sepse pas mbarimit të studimeve në degën e mjekësisë, në Shqipëri nuk ka gjetur asnjë vend pune.

Me kartonin e diplomës, pas dyerve të mbyllura ku trokiti, zgjodhi të linte Shqipërinë për t’u larguar drejt Gjermanisë, i cili siç e thekson Aurora jo vetëm që i ofroi vendin e punës në profesionin e saj, por edhe i ofroi specializimi në këtë fushë.

Aurora Dollenberg: Jam larguar para 10 vjetësh, arsyeja kryesore ka qenë prespektiva profesionale, kërkoja një vend pune. Kur ti del nga fakulteti vetëm me një karton në dorë dhe askush nuk të pyet, mbarove, je studente ekselente, hajde të të marrim në një qendër universitare e mbase në një spital privat.

Në të gjitha dyert që kam trokitur nuk kam pasuar asnjë mundësi për punësim, gjë që më trishtoi. Në periudhën kur kam ikur, i gjithë brezi ishte pa shpresë. Kam ikur në 2010-ën, nuk kishte vend pune. Gjermania ofroi mundësinë, ata madje të luteshin të zgjidhje një specializim dhe për ne si shqiptarë ishte një ëndërr. Më shumë se 70 për qind e brezit tim kanë ikur, rreth 200 veta kanë ardhur në Gjermani.

Në Gjermani nga 320 mijë shqiptarë që jetojnë këtu, rreth 20 për qind e këtyre janë të fushës së mjekësisë, 64 mijë vetë që janë të të gjithë fushat e mjekësisë. Të emigruarit në 5-vjeçarin e fundit janë 5 mijë forca të kualifkuara punëtore.

Por sa paguhet një mjek në Gjermani?

Aurora Dollenberg: Nga 5 mijë deri në 15 mijë euro kurse në Shqipëri lëviz rroga nga 500 deri në 1 mijë