Humbi 3 fëmijët dhe nipin ne aksident në Itali, me duart që i dridhen babai rrëfen: Humba 4 engjëj! Një ditë para i çova në park, tani s’do i shoh më

170
0

Hyseni tregon telefonin me fotot dhe videot e të vegjëlve të tij. Ardian Hyseni i kthen shpinën fshatit dhe nuk dëshiron të përballet me pamjet e automjetit të aksidentit të tmerrshëm të mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, në Via Emilia. Nuk do të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur, foton e të cilit e mban si profilin e tij në Facebook.

Ai i përkujton ato momente, aty, në trotuar, dy hapa nga vendi ku tragjedia ndodhi.

“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë.  Ata shkuan të hanin sushi. Në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”, rrëfen ai për mediat italiane. 

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan të vinin nga Parma – ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë. Në momentin kur mori lajmin Anjeza nuk i bëri ballë. Ai humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Për këtë u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Parma.

“Një tragjedi pa asnjë shpjegim”, thotë Ardiani, duke tundur kokën pa ndalim. Por ai nuk është vetëm. Me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë ardhur disa të afërm nga Vicenza.

“Ka diçka të çuditshme në dinamikën e incidentit”, thonë ata.

Ata bëjnë fotografë dhe në dëshpërim kërkojnë një arsye.

“Por këtu nuk ka kamera? Do të donim të kuptojmë”, vijojnë ata teksa pyesin banorët e zonave dhe pronarëve të Arredamentit Terenziani, një biznes matanë rrugës, pronarët e një shtëpie të pabanuar.

“Nuk e dimë se cilat janë shkaqet e aksidentit, gjithçka mund të ketë qenë një arsye. Në një nivel të përgjithshëm ne bëjmë një supozim që rruga është e rrezikoshme. Është një rrugë që mund të jetë projektuar për tu kaluar vetëm në këmbë. Por masat duheshin marrë”, thotë një punonjës dyqani aty pranë.

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar më shumë masa sigurie por kjo nuk e lehtëson dhimbjen e familjarëve.

“Shejni ishte një vajzë e bukur. Resat dhe Reja dy fëmijë spektakolarë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë një teze.

Dy të afërm të tjerë mbërrijnë! Ata përqafojnë Ardianin duke u bashkuohen në dhimbje për t’i dhënë kurajo. Celulari i Ardianit bie ende. Ai është djali tjetër.

“Është i fundit që ka mbetur, jeton në Francë – thotë Ardiani – Ne jetojmë prej disa vitesh pranë Parmës, punoj murator, por kemi kohë që jemi në Itali”.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga qyteti i Durrësit, në kërkim të një jete më të sigurt.

Ata kishin filluar në Emilia, një periudhë jete në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë.

“Ne do të shkojmë në vendin tonë për të bërë funeralin” thotë Ardiani me krenari prekëse.

Policia lokale dhe Reggios njoftuan ambasadën shqiptare për të riatdhesuar trupat. Ka shumë dhimbje në Via Emilia.

“Tani duhet të shkojmë dhe të bëjmë njohjen e trupit. Do të jetë e tmerrshme”, thotë tezja, teksa e merr Ardianin për krahu, bashkë me të afërmit e tjerë.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë ndodhi mbrëmjen e së diel rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar. Policia italiane po punon për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ishte me shpejtësi kur dol inga rruga. Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.