Mediat greke thane se ndihej grek, 17 vjecari Gerald Gega: Jam krenar qe jam shqiptar, rrofte Shqipëria e Madhe

788
1

Kampioni i botës për të rinj në Kickbox, 17-vjeçari shqiptar Gerald Gega, reagon për Euronews Albania pas lajmeve të mediave greke, të cilat ndryshuan deklaratën mbi kombësinë e tij.

Gerald Gega u shpall këtë javë në Itali si kampioni i botës për të rinj në Kickbox. I riu me origjinë nga Fieri, i cili ka lindur, jetuar e stërvitur në shtetin grek, është pritur me ovacione në mediat greke, aq sa disa prej tyre ndryshuan dhe deklaratat mbi kombësinë e tij, sipas Gegës.

“Kam thënë që jam rritur në Greqi, por nuk kam thënë që jam grek. Kam thënë që jam shqiptar, kam gjak shqiptar e jam krenar që jam shqiptar. Shqipëria e Madhe. Të na rrojë Shqipëria,” – u shpreh kampioni.

Sipas tij, ky lajm mund të ketë qarkulluar edhe për t’i bërë qejfin vetes, pasi aty ku ai jeton, në Kretë, është i vetmi që ka marrë ato medalje.

Gega thotë se që i vogël ka ëndërruar të ngrejë flamurin shqiptar, ndërsa pohon se grekët nuk janë treguar kurrë racist me të.