Bllokohet nga sot njëri kah i autostradës Tiranë-Durrës, ja sa ditë do të zgjasë..

119
0

Në orët e para të kësaj të mërkure, ka nisur rehabilitimi i aksit rrugor Tiranë-Durrës, mesohet se punimet do të zgjasin 25 ditë dhe do të bllokohet vetëm njëra korsi e lëvizjes, me qëllim që të mos ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Ditën e djeshme ARRSH bëri dhe njoftimin përkatës për nisjen e rehabilitimit të këtij aksi rrugor i cili ka një fluks të konsiderueshëm automjetesh gjatë 24 h për shkak të rëndësisë që mbart, pra zona industriale, porti i Durrësit dhe vetë kryeqyteti. Rehabilitimi i asfaltimit i këtij aksi rrugor, do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të kryeqytetit, më saktë të Qafë Kasharit ku ne ndodhemi në këto momente. Nga ARRSH është caktuar një hark kohor prej 25 ditësh, për përfundimin e gjithë këtij aksi rrugor”.

“Sa i përket mënyrës sesi do të lëvizin automjetet, në fakt nuk do të bllokohen të dyja korsitë e lëvizjes. Është përcaktuar grafiku që në dy korsitë e lëvizjes të jetë e bllokuar vetëm njëra prej tyre, në mënyrë që të mos ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve, mos shkaktojë kaos. Do të bllokohet 500 metra e njërës korsi të lëvizjes dhe më pas, pas përfundimit të rehabilitimit të këtij 500 metërshi të korsisë do të spostohet më tej një nisjen e një 500 metërshi tjetër. Pra është konceptuar në këtë mënyrë edhe mënyra sesi do të funksionojë rehabilitimi nga ekipet e punës në terren deri në përfundimin e plotë të këtij aksi rrugor, i cili në fakt vazhdimisht i është nënshtruar rehabilitimeve për shkak edhe të mbingarkesë që ka ky aks”.

Policia e shtetit eshte angazhuar per mbarevajtjen duke u kujdesur per qarkullimin e automjeteve pasi gjate gjithe kohes ka nje fluks te jashtezakonshem te automjeteve.

Rruga e vjeter e Ndroqit eshte nje alternative tjeter per qytetaret deri ne perfundim te ketyre punimeve.